Aktualitet

Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Lurë të Dibrës/ Era favorizon flakët, pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter (VIDEO)

Bëhet e ditur se flakët po favorizohen nga era e fortë dhe janë përhapur në një pjesë të madhe. 

8 Korrik 2025, 10:38 Nga E. D
Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Lurë të
foto ilustruese

DIBËR- Një vatër zjarri ka rënë në një masiv pyjor në Dibër. Bëhet e ditur se flakët po favorizohen nga era e fortë dhe janë përhapur në një pjesë të madhe. 

 

Gjithashtu ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor. Konkretisht zjarri ka rënë pranë Liqenit të Luleve, ndërkohë pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se në terren janë dhjetra forca nga ADZM, Bashkia Dibër, Policia e Shtetit dhe banorë të zonës, por për shkak edhe të terrenit është e vështirë neutralizimi, ndaj është kërkuar ndihma e helikopterit për ndërhyrje nga ajri.

zjarr ne diber

Sondazh

Poll