Aktualitet

Ndihmonte emigrantë që të kalonin kufirin ilegalisht, arrestohet në Shkodër 27-vjeçari nga Azerbajxhani

Mësohet se ai u kap nga u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Hotit”, në fshatin Kastrat, duke shoqëruar 4 persona nga Afganistani.

8 Korrik 2025, 10:25 Nga M.B
Ndihmonte emigrantë që të kalonin kufirin ilegalisht, arrestohet
Foto ilustruese

SHKODRA- Një 27-vjeçar nga Azerbajxhani është arrestuar Shkodër pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme. Mësohet se ai u kap nga u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Hotit”, në fshatin Kastrat, duke shoqëruar 4 persona nga Afganistani. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjet edhe një armë e ftohtë (thikë).

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi azerbajxhanas:   

N. M., 27 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Malin e Zi, kundrejt pagesës.  

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkodra

Sondazh

Poll