Aktualitet

Në kërkim prej dy muajsh për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 17-vjeçari në Durrës

Mësohet se adoleshenti ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”

8 Korrik 2025, 09:27 Nga M.B
Në kërkim prej dy muajsh për plagosje të rëndë me
Foto ilustruese

DURRËS- Një 17-vjeçar në Durrës është arrestuar pas rreth dy muajsh teksa ishte shpallur në kërkim që në maj të këtij viti, pasi kishte plagosur me thikë një person. Mësohet se adoleshenti ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”

Ai më datë 14.05.2025, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) një person ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”

Kapet dhe vihet në pranga një 17-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje. Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ëanted”.

Si rezultat, në lagjen nr. 8, Durrës, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. N., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ky shtetas, më datë 14.05.2025, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), shtetasin F. R. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres

Sondazh

Poll