Aktualitet

"Deri në vitet ’45-’91 dokumenti i pronësisë ka ardhur i plotë dhe i saktë", Valdrin Pjetri: Ligji 7501 nuk e riktheu tokën tek i zoti, krijoi një konflikt të ri

Ai gjithashtu u ndal tek baza e dokumentacionit arkivor, duke sqaruar se deri në atë periudhë, regjistrat hipotekorë ishin të rregullt, ndërsa dokumentet historike që provonin pronësinë ruheshin në arkiva.

7 Korrik 2025, 22:36 Nga r.ll
"Deri në vitet ’45-’91 dokumenti i pronësisë ka
valdrin pjetri

TIRANË- Eksperti i trajtimit të pronave, Valdrin Pjetri, është shprehur mbrëmjen e sotme se rrënjët e konfliktit të përhershëm të shqiptarëve me pronat qëndrojnë në periudhën pas viteve 1990-1991.

I ftuar në emisionin "Log" në News 24, Pjetri tha se dokumentacioni për pronësinë para kësaj periudhe ka qenë i qartë dhe i saktë.

“Deri në vitet ’45-’91 dokumenti i pronësisë ka ardhur i plotë dhe i saktë. Prona, edhe pse ishte sekuestruar nga reforma agrare pas vitit ’45, nuk ishte tjetërsuar realisht. Përjashto rastet kur ishte ndërtuar ndonjë shkollë, vepër publike apo spital,” – tha Pjetri.

Eksperti theksoi se problemi thelbësor nisi me ligjin 7501, i cili shpërndau tokën bujqësore pas viteve ’90, por sipas tij, nuk e riktheu pronën tek i zoti.

“Problemet kryesore me pronat fillojnë pas vitit ’91. Ligji AMTP 7501 (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) për mendimin tim nuk e çoi pronën te i zoti. Ai krijoi një konflikt të ri dhe e thelloi më tej problemin e trashëgimisë dhe pronësisë,” – theksoi Pjetri.

Ai gjithashtu u ndal tek baza e dokumentacionit arkivor, duke sqaruar se deri në atë periudhë, regjistrat hipotekorë ishin të rregullt, ndërsa dokumentet historike që provonin pronësinë ruheshin në arkiva.

“Dokumentet e vjetra i mbante arkivi. Ne kishim thjesht regjistrat hipotekorë,” – shtoi ai.

vladrin pjetri

Sondazh

Poll