Aktualitet

Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhen mesazhe të tjera, Mark Samson u tha miqve: Ose do të kthehet tek unë, ose do ta vras

Mediat italiane shkruajnë se ditën e sotme i riu filipinas u mor përsëri në pyetje, ku për rreth dy orë ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve. Zyra e Prokurorit tani po përgatitet të mbyllë hetimin dhe mund të kërkojë gjyq të menjëhershëm.

7 Korrik 2025, 21:52 Nga r.ll
Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhen mesazhe të tjera, Mark Samson u tha
ilaria sula, mark samson

ITALI- "Ose kthehu tek unë ose do ta vras." Ky është një nga mesazhet e gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Samson, autorit të dyshuar për vrasjen e Ilaria Sulës, e cila ndodhi në mars në Romë. 

Trupi i të resë shqiptare u gjet i fshehur në një valixhe, dhe u la në një përrua pranë Via Homs. Ndërkohë nga provat e mbledhura deri tani, Prokuroria e Romës e akuzon të riun për vrasje me dashje. Sipas hetuesve, analizimi i mesazheve të shkëmbyera mes Samsonit dhe miqve të tij do të zbulonte planin e qartë për vrasjen e Sulës.

Drejt gjyqit të menjëhershëm 

Mediat italiane shkruajnë se ditën e sotme i riu filipinas u mor përsëri në pyetje, ku për rreth dy orë ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve. Zyra e Prokurorit tani po përgatitet të mbyllë hetimin dhe mund të kërkojë gjyq të menjëhershëm. Nëna e djalit po hetohet gjithashtu për bashkëpunim në fshehjen e një kufome.

Bisedat 

Sipas hetuesve, Samsoni u përpoq gjithashtu të devijonte hetimin nëpërmjet bisedave, duke u shtirur si Ilaria me shoqet e viktimës.

Në celularin e Iliarias u zbulua edhe një bisedë tjetër ku shkruan: “Sofi, nuk e di nëse po bëj ndonjë budallallëk, por po shkoj në shtëpinë e një djali që e takova në rrugë.” Kjo bisedë daton më 26 mars ku ndodhi pas vrasjes së Ilarias dhe kishte për qëllim të linte përshtypjen se ajo ishte ende gjallë.

Rrëfimi

Në një rrëfim tronditës, të dhënë para prokurores publike dhe gjyqtares hetuese Antonella Minnuni, Samsoni kishte ripërshkruar tmerrin e vrasjes së kryer me qartësi dhe ftohtësi: "E godita dy herë nga pas, me thikën që kishim përdorur për të prerë mortadelën. Ilaria nuk vuri re asgjë, nuk bërtiti shumë". Pastaj: "E futa në dy çanta që kisha në kuzhinë. Pak nga pak, po e kuptoja se çfarë kisha bërë dhe se ishte një problem më i madh se unë. Pastaj m'u kujtua një frazë që tha gjyshi im para se të largohej: 'Ka një zgjidhje për gjithçka, përveç vdekjeve'".

Si u vra Ilaria Sula

Ilaria Sula, rezultonte e zhdukur që prej datës 25 Mars në Romë. Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, 23-vjeçarin filipinas, por më pas ngjarjet morën një kthesë dramatike. Trupi i studentes shqiptare u gjet brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli.
Hetimet janë fokusuar tek fundi i lidhjes së saj me të dashurin Filipinas.

Sipas raportimeve ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë. Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira që ndan me tre shoqe të tjera, por nuk ishte kthyer më. Mbrëmjen e 25 Marsit shkëmbeu mesazhe në ëhatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat të shqetësuara se ajo nuk ishte kthyer, i kishin shkruar.

Më pas çdo kontakt ishte shkëputur. Ka dyshime se 23-vjeçari Filipinas ka përdorur telefonin e viktimës pas vrasjes së saj për të shkëmbyer mesazhe si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale. Sipas medias italiane, ai e ka vrarë Ilaria Sulën duke e goditur me thikë në një apartament në Romë dhe më pas ka hequr qafe trupin pasi e ka futur në një valixhe. Ka qenë edhe analiza e tabulateve të telefonit dhe qelive që inkriminuan të dashurin e viktimës.

vrasja e ilaria sules mark samson

Sondazh

Poll