Aktualitet

E rëndë në Kolonjë/ Gjendet një trup i dekompozuar pranë stacionit elektrik në fshatin Shtikë

Sipas informacioneve paraprakë, dyshohet se viktima është mashkull, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

7 Korrik 2025, 15:44 Nga E. D
E rëndë në Kolonjë/ Gjendet një trup i dekompozuar
foto ilustruese

SHTIKË- Një trup i dekompozuar është gjendur rreth orës 15:00 pranë një stacionit elektrik në fshttin Shtikë. Sipas informacioneve paraprakë, dyshohet se viktima është mashkull, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Kolonjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

shtike

Sondazh

Poll