Aktualitet

"Po ta dija, nuk do e lija kështu!" Babai abuzoi me vajzën në Fier, gjyshi i 12-vjeçares: Jemi në një gjendje shumë të vështirë, kërkojmë ndihmë nga kushdo

Sipas tij, ndihma prej 200 mijë lekësh të reja nga bashkia dhe mbulimi i qerasë për një banesë që ende nuk është siguruar, nuk mjaftojnë për të përballuar nevojat bazë.

7 Korrik 2025, 14:30 Nga M.B
"Po ta dija, nuk do e lija kështu!" Babai abuzoi me vajzën
Zamir dhe Juela Meta

FIER- Gjyshi i së miturës që u raportua se ishte abuzuar seksualisht nga i ati në fshatin Sheqisht të Fierit, Xhemal Ruko, apelon për ndihmë nga institucionet shtetërore, por edhe nga bizneset që kanë mundësi të kontribuojnë ekonomikisht. Ruko thotë se pas arrestimit të të atit, fëmijët kanë mbetur të pastrehë e të pangrënë.

Sipas tij, ndihma prej 200 mijë lekësh të reja nga bashkia dhe mbulimi i qerasë për një banesë që ende nuk është siguruar, nuk mjaftojnë për të përballuar nevojat bazë.

“Juela nuk ka mundësi të punojë, se më i vogli nga fëmijët është vetëm një vjeç. Jemi në një gjendje shumë të vështirë. Kërkojmë ndihmë nga kushdo që mundet. Nuk e dija fare çfarë po ndodhte. Po ta dija, nuk do e lija kështu”, thotë ai.

Sondazh

Poll