Aktualitet

Tentoi të trafikonte 1 pistoletë nga Kosova në Shqipëri, vihet në pranga 28-vjeçari në Morinë

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

7 Korrik 2025, 14:07 Nga E. D

Tentoi të trafikonte 1 pistoletë nga Kosova në Shqipëri,

KUKËS- Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri. Si pasojë në pranga ka rënë një 28-vjeçar me inicia A.S, pasi iu gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë në mjetin që drejtonte.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë. Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. S.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. 

policia e kuksit

Sondazh

Poll