Aktualitet

Dyshohet se hyri me dhunë në banesën e një 35-vjeçareje dhe tentoi të kryejë marrëdhënie, në kërkim 40-vjeçari në Lushnje

Bëhet me dije se mbi 40-vjeçarin ka dyshime se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me 35-vjeçaren.

7 Korrik 2025, 12:35 Nga M.B
Dyshohet se hyri me dhunë në banesën e një
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një 35-vjeçareje. Bëhet me dije se mbi 40-vjeçarin ka dyshime se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me 35-vjeçaren. Gjithashtu policia bën me dije se po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasje 35 vjeçe, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit.

lushnje

Sondazh

Poll