Aktualitet

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fushë-Krujë, aksi rrugor burim aksidentesh, mbi 10 viktima në 2 vitet e fundit

14 Mars 2019, 06:43 Nga DOSJA
Makina përplas për vdekje këmbësorin në

Krujë- Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë Tiranë, në afërsi fshfatit Arrameras. 

Dosja.al mëson se një makinë tip Benz me të targa të Tiranë ka përplasur për vdekje një këmbësor. Ende nuk është zbuluar identiteti i viktimës por sipas policisë ai është  një endacak, me iniciale A.N, 51-vjeç.  Kufoma është dërguar në morgun e Tiranës ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në polici.

Theksojmë se aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti është një vend ku kanë ndodhur shumë aksidente edhe më parë.  Në një rreze prej 500 metrash kanë humbur jetën mbi 10 persona gjatë 2 viteve të fundit dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.03.2019, rreth orës 05:45 , në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë , në Nikël, shtetasi A.N., 51 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar atomjetin e tij ,ka aksidentuar më pasojë vdekjen, një shtetas këmbesor të seksit mashkull ,rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 të vdekur në 2 vitet e fundit aksidenti në fushë-krujë makina përplas për vdekje 50-vjeçarin 10 të vdekur në 2 vitet e fundit aksidenti në fushë-krujë makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

Sondazh

Poll