Aktualitet

Dita e Verës, moti sjell dëborë, reshje shiu dhe erëra të forta

14 Mars 2019, 08:04 Nga DOSJA
Dita e Verës, moti sjell dëborë, reshje shiu dhe erëra

TIRANË– Teksa më 14 Mars zyrtarisht festohet ardhja e stinës së verës, dita e sotme do të sjellë një mot dimri. MeteoAlb shkruan se vendi ynë do të përfshihet nga vranësira të shumta që do të dominojnë deri në orët e pasdites.

Për më tepër në zonën e bregdetiti dhe në zonat e ulëta do të gjenerohen reshje të pakta shiu. Në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës.  Po ashtu mbrëmja mbetet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës, kryesisht në Rajonin Juglindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesditë do të ulen duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 15°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 14 mars 2019 ere e forte moti per sot reshje debore shira 14 mars 2019 ere e forte moti per sot reshje debore shira

Sondazh

Poll