Aktualitet

Rrëzohet nga shkallët, humb jetën shqiptari në Itali (Emri)

13 Mars 2019, 20:05 Nga DOSJA
Rrëzohet nga shkallët, humb jetën shqiptari në Itali (Emri)

ITALI- Një shqiptar ka humbur jetën pas një incidenti në punë në Pistoria. Shqiptari i identifikuar, si Sokol Rahshta, 45 vjeç, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Mediet italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, por fatkeqësisht, sot shqiptari ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se 45-vjeçari u rrëzua nga shkallët nga një lartësi 3 metra, ku së bashku me punëtorë të tjerë, ishte duke punuar për të hequr pemët e rrëzuara mbi një çerdhe, për shkak të erërave të forta në Pistoia.

Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por si pasojë e frakturave  të rënda që kishte pësuar në kokë, nuk arriti të mbijetonte.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali sokol rahshta vdes shqiptari itali sokol rahshta vdes shqiptari

Sondazh

Poll