Aktualitet

Aksident në aksin Fushë Krujë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin e një banese, dy të lënduar (VD)

13 Mars 2019, 19:35 Nga DOSJA
Aksident në aksin Fushë Krujë/ Makina humb kontrollin dhe

FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë, në zonën e njohur si Kamerras.

Një 25-vjeçar me iniciale F.V., ka humbur kontrollin e automjetit të tij duke u përplasur me murin rrethues të një banese duke u aksidentuar së bashku me pasagjerin.

19-vjeçari, Aurel Çupi është sjellë me urgjencë drejt Tiranës në Spitalin e Traumës ku edhe ndodhet në kujdesin intensive të mjekëve. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e drejtuesit të mjetit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili ka nisur punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Para pak kohësh në të njëjtin segment u përplas një fuoristradë në të cilën udhëtonin 3 djem, njëri prej të cilëve humbi jetën ndërsa dy të tjerët janë akoma të shtruar në spitalin e Traumës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fushë Krujë

Informacion Paraprak

Më datë 13.03.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë , në Kamerras , shtetasi F.V., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjeri shtetasi A.Ç., 19 vjeç , të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe kruje aurel cupi fushë-krujë aksident ne fushe kruje aurel cupi fushë-krujë

Sondazh

Poll