Aktualitet

‘U fut në bagazhin e makinës’/ Gazetari Çollaku denoncon pengmarrjen e një avokati: U lirua pas 9 orësh

13 Mars 2019, 19:15 Nga DOSJA
‘U fut në bagazhin e makinës’/ Gazetari Çollaku

TIRANË- Gazetari Basir Çollaku me në të një statusi në Facebook ka denoncuar se një avokat i njohur është mbajtur për 9 orë peng për llogari të trafikantëve të drogës.

Çollaku shkruan se avokati i njohur, i cili ka edhe shofer personal ka administruar poste të rëndësishme në sistemin e drejtësisë por është marrë peng nga disa persona nga Fushë Kruja.

“E kanë futur në një bagazh makine dhe e kanë trajtuar me konsideratë pa dëmtime serioze në fytyre, sjellje që solli plotësimin e disa kushteve të pengmarrësve të përkohëshëm. Ai është rikthyer në liri pas nëntë orësh.”

Sipas tij, avokati ka në duar një çështje të rëndësishme të një dosjeje të trafikut të drogës dhe i kishte bërë një premtim që më pas nuk e kishte mbajtur një personi që po vuan dënimin e caktuar nga Krimet e Rënda.

“Për të rifituar lirinë, avokati ka plotësuar disa “kushte” të kontratës paraprake…”- e mbyll Çollaku duke mos e treguar emrin e avokatit dhe të personave që ai prentendon se e kanë marrë peng.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basir collaku pengmarrja e avokatit basir collaku pengmarrja e avokatit

Sondazh

Poll