Aktualitet

Lirimi i nëpunësit të Bashkisë, Policia e Shtetit: Shpërfillje e ligjit, do ngremë padi ndaj gjyqtarit

13 Mars 2019, 18:40 Nga DOSJA
Lirimi i nëpunësit të Bashkisë, Policia e Shtetit:

FIER- Pëllumb Isufaj 56-vjeç me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë e Mallakastrës, u arrestua nga policia me akuzën se goditi efektivin e FNSH-së me gurë në kokë gjatë tubimit kundër kryeministrit Rama, i cili po zhvillonte takime në këtë qytet.

Në njoftimin e policisë së Shtetit thuhet se arrestimi i Isufajt pas vëzhgimit të pamjeve filmike dhe provave të mbledhura. Por ditën e sotme, gjyqtari Pirro Sota, ka dhënë vendimin për lirimin e tij.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Vendimi i sotëm i gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota, për të liruar nëpunësin e Bashkisë Mallakastër, që goditi me gur në kokë një punonjës policie në krye të detyrës, ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit.

Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme.

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë mbrojtjen e veçantë të ligjit, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Rreziku për jetën e punonjësve të PSH, shtohet jo vetëm nga papërgjegjshmëria e elementëve kriminalë, por edhe e gjyqtarëve të lidhur me krimin.

Policia e Shtetit e ka dëshmuar me gjakun e qindra dëshmorëve, përgjegjësinë e saj publike dhe nuk mund të pajtohet me vendime skandaloze të ndonjëgjyqtari të papërgjegjshëm, vendime të cilat jo rrallë herë kanë lënë të pandëshkuar jo vetëm autorët e plagosjeve ndaj policëve, si rasti aktual i Fierit, por edhe vrasësit e tyre.

PSH do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit.

Policia e Shtetit do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb isufaj policia e shtetit protesta në fier pellumb isufaj policia e shtetit protesta në fier

Sondazh

Poll