Aktualitet

Kanabisi/ Shkundet Policia e Vlorës, Brahimaj: Probleme në terrren, s’janë marrë masat

13 Mars 2019, 17:58 Nga DOSJA
Kanabisi/ Shkundet Policia e Vlorës,

VLORË- Drejtori i drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda, Niko Brahimaj, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me vartësit në Policinë e Vlorës, ku ka debatuar ashpër me ta, duke i kritikuar për luftën kundër kanabisit, si dhe duke i vënë para përgjegjësisë së këtij fenomeni.

Brahimaj është shprehur se ka pasur probleme me marrjen e masave paraprake për parandalimin e kultivimit të kanabisit, shkëmbimin e informacionit si dhe ka pasur një keqmenaxhim të punës në terren.

Është vërejtur: mungesë e shkëmbimit të informacionit, moszbatimin i legjislacioni, pamjaftueshmëri të fuqisë goditëse në luftën kundër aseteve të siguruara në rrugë kriminale, pamjaftueshmëri e angazhimit të strukturave lokale. Mosmenaxhimin i mirë i terrenit dhe mungesa e pajisjeve logjistrike, numër i vogël i hetimeve pro aktive dhe  moskontrolli i tregut të farnave dhe kubikeve të kanabis, Mungesë e  punës së strukturave për kapjen në flagrancë të kultivueseve të bumeve narkotike, dhe për implementimin e mënyrave të hetimit special.

Drejtori i drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda, Niko Brahimaj

Moszbatimi i masave konkrete per goditjen e fenomenit te kultivimit te kanabisit, ishin disa prej problematikave qe listoi Drejtori  i drejtorise se Hetimi te Krimeve te Renda, Niko Brahimaj, duke legjitimuar publikisht arsyet e rotacionit ne rradhe e drejtuesve vendor.

Deklarata e Brahimajt ka ardhur ne takimin e task-forcë në Vlorë, kundër kanabis, takimi i parë realizuar për vitin 2019,pikërisht në periudhën e cilësuar problematike në kultivimin e kanabis.

Në analizën e prezantuar nga prefekti i qarkut, u tha se gjatë 2018-tës u kultivuan vetëm 4500 bimë më pak se një vit më parë.

Ndërkaq, drejtori i Ri i policisë së Vlorës, Artion Duka tha se bashkepunimi është e vetmja rrugë për të arritur rezultate në luftën kundër kannabis-it. Vlora, listohet në qarqet më problematike në fushën e kultivimit dhe trafikimit, krimit kundër pronës dhe personit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis lufta kunder kanabis-it niko brahimaj policia e vlores kanabis lufta kunder kanabis-it niko brahimaj policia e vlores

Sondazh

Poll