Aktualitet

Atentati me tre të vrarë te Zogu i I/ Apeli lë në burg përjetë vrasësin italian, 47 vite për vëllezërit Doçi

13 Mars 2019, 17:31 Nga DOSJA
Atentati me tre të vrarë te Zogu i I/ Apeli lë në burg

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për italianin Salvadore Letizia, 27 vite për Markelian Doçin dhe 20 vite për Klevi Doçin. 

Të tre akuzohen si autorët e ngjarjes të ndodhur më 27 maj 2015 dhe nga përplasja me armë mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Italiani Salvatore Letizzia me origjinë nga Napoli, është i njohur si vrasës me pagesë dhe pjestar i organizatës mafioze italiane, “Camorra”. 

Nga hetimet rezuloi se Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait, Durim Sulku, në Holandë.

Në momentin e ngjarjes, Mentor Doçi shoqërohej nga dy nipërit e tij, vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Ishin këta dy të fundit ata që  ekzekutuan Besnik Sulkun, organizatorin e atentatit, i cili në momentin e ngjarjes shoqërohej nga anëtari i “Camorras”. Nga ngjarja, viktimë mbeti edhe miku i Mentor Lufit, Gert Goxhaj.

Përveç prapaskenës dhe “killerit” italian, ngjarja mbahet mend pasi ka ndodhur në 27 maj 2015, ditën kur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën. Në një ditë kur Tirana duhet të ishte e izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie, në një prej zonave më të populluara ndodhi atentati që la të vdekur tre persona.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati tek zogu i i besnik sulku camorra gerti goxhaj gjykata e apelit killeri italian klevi doci markelian doci mentor doci salvadore letizia atentati tek zogu i i besnik sulku camorra gerti goxhaj gjykata e apelit killeri italian klevi doci markelian doci mentor doci salvadore letizia

Sondazh

Poll