Aktualitet

Alarm! Si kurrë më parë, Facebook, WhatsApp e Instagram fiken në mbarë botën

13 Mars 2019, 16:55 Nga DOSJA

Prej disa orësh rrjetet sociale janë jashtë shërbimit. Ai që nisi i pari është “Facebook”,  ndërsa më pas probleme shfaqën edhe Instagram e WhatssApp.

Përdoruesit në të gjithë botën kanë probleme me postimet në Facebook dhe Instagram, ndërsa në WhatsApp fotot dhe mesazhet marrin shumë kohë për të mbërritur në rastin e tyre më të mirë. 

Në një reagim zyrtar në Twitter, Facebook shkruan se janë në dijeni të problemit dhe se po punojnë për zgjidhjen e tij. Në reagimin zyrtar shkruhet se problemi nuk ka lidhje me asnjë sulm që mund të ketë lidhje me të dhënat e përdoruesve. 

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim zyrtar nga rrjetet e tjera sociale Instagram dhe WhatsApp.

 

Postimet në Twitter lidhur me problemin e Facebook dhe Instagram

Teksa problemi me rrjetet sociale ende vazhdon prej orësh, edhe përdoruesit e tyre janë në ankth për faktin se nuk e dinë se çfarë po ndodh me të dhënat e tyre. 
(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet faqja e facebook bllokohet instagrami bllokohet whatsapp rrjeti social facebook bllokohet faqja e facebook bllokohet instagrami bllokohet whatsapp rrjeti social facebook

Sondazh

Poll