Aktualitet

Tragjedia me 157 viktima në Etiopi/ Shqipëria ndalon fluturimet me Boeing 737 Max 8

13 Mars 2019, 13:44 Nga DOSJA
Tragjedia me 157 viktima në Etiopi/ Shqipëria ndalon fluturimet me

TIRANE-Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bashkohet vendimit të Agjensisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA), duke ndaluar fluturimin e avionëve Boing 737-8 dhe 737-9 Max, në hapësirën ajrore shqiptare.

Vendimi i EASA-s vjen pas aksidentit fatal të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore “Ethiopian Airlines”, në Etiopi ku humbën jetën 157 persona. (Lexo ketu).  AAC informon qytetarët se në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka në operim asnjë avion të tillë, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve.

Për t’ju bashkuar nismës së EASA për këtë rast, AAC ka formalizuar lëshimin e një NOTAMi (lajmërimi për operatorët) nga ana e Albcontrol, i cili ndalon operimin e avionëve të këtij lloji në hapësirën ajrore shqiptare dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për një kohë të pacaktuar, deri në direktivat pasuese të EASA, të cilat do të varen nga informacioni që do të vij nga hetimi i shkaqeve të aksidentit në Kenia.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet boeing 737 max 8 shqiperia ndalon fluturimet me boeing max 8 boeing 737 max 8 shqiperia ndalon fluturimet me boeing max 8

Sondazh

Poll