Aktualitet

25 vite burg për Dritan Dajtin/ Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë: Të prishet vendimi

13 Mars 2019, 16:22 Nga DOSJA
25 vite burg për Dritan Dajtin/ Prokuroria bën rekurs në

TIRANË- Prokuroria ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda për Dritan Dajtin, i cili u dënua me 25 vite burg (Lexo këtu) nga Gjykata e Shkallës së Dytë.

Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, të cilës i kërkon prishjen e vendimit të Apelit, si një vendim i pabazuar dhe rikthimin e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë më 2009 në Durrës.

Pas kalvarit të gjatë të përballjes me drejtësinë, Dajti ia doli të hiqte nga supet burgimin e përjetshëm dhe përfundimisht u dënua me 25 vite burgim, për atë që u konsiderua si masakra e Durrësit.

Dritan Dajti është autori i masakrës së Durrësit, ku më 7 gusht të vitit 2009 vrau 4 policë që shkuan për ta arrestuar, Fatos Xhanin, Altin Dizdarin, Kastriot Freskajn dhe Sajmir Duçkollarin. I dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 4 burgime të përjetshme, Dajti bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar. Kërkesa është pranuar nga Gjykata dhe Apeli i Krimeve të Rënda e ka dënuar me 25 vite burg.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti gjykata e lartë masakra e durresit prokuroria ben rekurs vendimi per dritan dajtin dritan dajti gjykata e lartë masakra e durresit prokuroria ben rekurs vendimi per dritan dajtin

Sondazh

Poll