Aktualitet

Konflikti për pronën tek “Petro Nini”, palët i drejtohen drejtësisë

13 Mars 2019, 14:56 Nga DOSJA
Konflikti për pronën tek “Petro Nini”, palët i

TIRANË- Konflikti për pronën pranë gjimnazis “Petro Nini Luarasi” çoi dy ditë më parë në përplasje fizike mes Policisë së Shtetit dhe Përmbarimit, përplasje e cila pati si rezultat disa të shoqëruar por edhe dështimin në ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lirimin e pronës. (Lexo këtu)

Ndërsa përfaqësuesit e Përmbarimit nuk arritën të ekzekutojnë këtë vendim, dje palët u janë drejtuar institucioneve të drejtësisë.

Familjet Llapaj dhe Dervishi, i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë për të përshpejtuar shqyrtimin e rekursit që i kanë bërë vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila njeh pronar Aleksandër Gavoçin. Por nga ana tjetër ky i fundit i është drejtuar me një padi Prokurorisë së Tiranës, ku kallëzon për shpifje familjen Llapaj dhe Dervishaj, me arsyetimin se i kanë zaptuar truallin.

Një ndër banoret e prekura është edhe efektivja e repartit “Shqiponja” Blerta Dervishi, e cila shprehet në një intervistë për Dosja.al (Lexo këtu) se familja e saj jeton në atë pronë që prej vitit 1953.

“Jemi bërë banorë të atyre banesave që në vitin 1953, e kemi blerë nga Enti i Banesave në 1993 dhe më pas u pajisëm me një certifikatë pronësie. Ai pretendon që e trashëgon këtë pronë, por në fakt është pronë shtetërore. Dhe nëpërmjet një kthimi-kompesimi prone në 1995 kryetari Lulzim Collaku ia “fali”, i vetëm në kundërshitm me ligjin, pasi nuk kishte anëtarët”, – shprehet Dervishi.

Sipas saj, marrëveshja që biznesmeni Aleksandër Gavoshi u ka ofruar, ka qenë vetëm me gojë. Ajo thotë se është ky i fundit që nuk e respekton marrëveshjen. Ajo paralajmëron për rezistencë deri në mrojtjen e pronës me jetë.

“Rezistencë në maksimum, jemi të përgatitur ta mbrojmë me jetë pronën e vetme ku banojmë me fëmijët tanë, kur në këtë pronë jeton dhe një person me aftësi të kufizuara”, – shprehet efektivja Blerta Dervishi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër gavoshi blerta dervishi familja llapaj dhe dervishi luan llapaj shembja e pronës tek petro nini aleksandër gavoshi blerta dervishi familja llapaj dhe dervishi luan llapaj shembja e pronës tek petro nini

Sondazh

Poll