Aktualitet

Zhbllokohet buxheti për Skraparin, kryetari i Bashkisë falenderon Ministrinë e Financave

13 Mars 2019, 14:38 Nga DOSJA
Zhbllokohet buxheti për Skraparin, kryetari i Bashkisë falenderon

SKRAPAR– Bashkia e Skraparit është rikthyer në punë sot. Qeveria e ka zhbllokuar Buxhetin. Lajmin e dha vet kryetari i Bashkisë, Nesim Spahiu, nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Më lejoni të ndaj me ju, lajmin e mirë se situata e Buxhetit për vitin 2019 për Bashkinë tonë mori një zgjidhje. Duam të falenderojmë edhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që më në fund, mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik të vitit paraardhës duke respektuar ligjin. Mirënjohje dhe Falenderim ndaj çdo banori të Skraparit që na ka përkrahur e mirëkuptuar gjatë gjithë kësaj kohe”, shkruan Spahiu.

Falenderimi i Spahiut për Ministrinë e Financave, duket i paargumentuar pas një bllokimi disajavor, ku u detyruan të mbyllen të gjitha institucionet publike, përfshirë shkollat dhe kopshtet që varen nga buxheti i Bashkisë. Mesa duket kryetari i zgjedhur nga LSI, e ka harruar të shkuarën e afërt sapo u lirua fondi.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blloki i buxhetit skrapar ministria e financave nesim spahiu skrapar blloki i buxhetit skrapar ministria e financave nesim spahiu skrapar

Sondazh

Poll