Aktualitet

VIDEO/ Trazirat në burgun e Korfuzit, të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë i vendosën flakë dyshekëve në shenjë revolte pas kontrolleve, ja pamjet

Mediat greke raportojnë se të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë ankohen se diskriminohen për shkak të origjinës së tyre dhe se për rrjedhojë atyre nuk i plotësohet asnjë kusht i të drejtave themelore të njeriut.

20 Maj 2025, 20:13 Nga M.B
VIDEO/ Trazirat në burgun e Korfuzit, të dënuarit shqiptarë
Foto nga vendi i ngjarjes

KORFUZ- Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjees së dënimit të Korfuzit, ku disa të burgosur refuzuan të hynin në qelitë e tyre. Sipas raportimevem të burgosurit në shenjë rebelimi i vunë flakën dyshekëve teksa zjarri u shua pas një kohe të shkurtër falë ndërhyrjes së Zjarrfikësve.

Mediat greke shkruajnë se të burgosurit gjeorgjianë dhe shqiptarë në burgun e Korfuzit protestuan sot kundër kontrollit që u ushtrua në qelitë e tyre disa ditë më parë, ku u gjetën disa telefona celularë.

Gjithashtu mediat greke raportojnë se të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë ankohen se diskriminohen për shkak të origjinës së tyre dhe se për rrjedhojë atyre nuk i plotësohet asnjë kusht i të drejtave themelore të njeriut. Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën e krijuar në institucionin e vuajtjes së dënimit.

 

te burgosurit

Sondazh

Poll