Aktualitet

Gjykata e Lartë la të lirë Kreshnik Farrukun, IEVP Elbasan pret dokumetacionin për të zbatuar vendimin

Autoritetet e paraburgimit në Elbasan nuk kanë bërë ende asnjë lëvizje për të liruar Farrukun nga qelia dhe për ta transferuar në arrest shtëpie, siç parashikon vendimi gjyqësor.

20 Maj 2025, 19:32 Nga M.B
Gjykata e Lartë la të lirë Kreshnik Farrukun, IEVP Elbasan pret
Kreshnik Farruku

TIRANA- Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Bradashesh, Elbasan, ka vijuar të mos e “zbatojë” vendimin e Gjykatës së Lartë, duke mbajtur të paraburgosur të shumëkërkuarin Kreshnik Farrukun i njohur edhe si Kreshnik Budlla. Ditën e sotme Gjykata e Lartë la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Farrukun.

Autoritetet e paraburgimit në Elbasan nuk kanë bërë ende asnjë lëvizje për të liruar Farrukun nga qelia dhe për ta transferuar në arrest shtëpie, siç parashikon vendimi gjyqësor. Familjarët e tij e kanë cilësuar mbajtjen e tij ende në paraburgim cënim të lirisë  dhe të drejtave të njeriut, ndërkohë nuk bëhet i ditur shkaku pse IEVP Bradashesh nuk ka zbatuat vendimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas raportimeve, veprimet IEVP i kryen bazuar në dokumentacionin ligjor që duhet të mbërrijë aty nga Gjykata e Lartë dhe  derisa të mbërrijë ky dokumentacion nuk mund të kryej asnjë veprim

Klani Farruku

Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme. Kreshniku, drejtuesi i saj, u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, megjithëse policia spanjolle e kishte hetuar  për lidhjen e tij të mundshme me një grup bashkatdhetarësh që në vitin 2007 sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis. Në Malaga, operacioni është përhapur në pjesë të ndryshme të provincës, megjithëse numri i të arrestuarve në zonë nuk dihet për momentin. Garda Civile ka bërë me dije se operacioni kundër klanit Farruku në Costa del Sol synon të çmontojë një rrjet të rëndësishëm të trafikut të drogës që operon në këtë zonë.

Kush është Kreshnik Farruku?

Shqiptari u kap në Spanjë dhe njihet edhe me emrat Kreshnik Budlla, Besnik Farruku e Sokol Koçi. Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës

kreshnik farruku

Sondazh

Poll