Aktualitet

Dyshime për krime zgjedhore, SPAK "aksion" në Klos, shoqërohen disa zyrtarë, sekuestrohen telefona celularë

Momentalisht raportohet se shkak i këtyre kontrolleve mund të jenë dyshimet për krime zgjedhore.

20 Maj 2025, 17:50 Nga M.B
Dyshime për krime zgjedhore, SPAK "aksion" në Klos,
Foto ilustruese

KLOS- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar zhvillimin e kontrolleve në Bashkinë e Klosit. Momentalisht raportohet se shkak i këtyre kontrolleve mund të jenë dyshimet për krime zgjedhore. Po ashtu bëhet me dije se me urdhër të SPAK janë sekuestruar telefona celularë si dhe janë shoqëruar disa zyrtarë.

SPAK po heton mbi krimet e mundshme zgjedhore edhe në disa qytete të vendit. Veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor janë: Pengimi i subjekteve zgjedhore; Falsifikimi i materialit zgjedhor; Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor; Shkelja e fshehtësisë se votimit; Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar; Korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje; Përdorimi i funksionit publik për qëllime politike; Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje; Pengimi i zgjedhësit; Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; Shkelja e se drejtës së zgjedhjes; Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit; dhe Shpërdorimi i autoritetit ushtarak ose policor.

spak

Sondazh

Poll