Aktualitet

Lejuan kalimin e kamionit me kanabis drejt Malit të Zi/ AMP arreston tre punonjës policie dhe një doganier (EMRAT)

Konkretisht Leke Çekrezi, Fatjon Hamzi, Tonin Melaj punonjës policie dhe Selami Ethemi Doganier, akuzohen për shpërdorim detyre.

20 Maj 2025, 16:58 Nga E. D
Lejuan kalimin e kamionit me kanabis drejt Malit të Zi/ AMP arreston tre
AMP

SHKODËR- Pas hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, AMP ka ekzekutuar katër urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier. Konkretisht Leke Çekrezi, Fatjon Hamzi, Tonin Melaj punonjës policie dhe Selami Ethemi Doganier, akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas njoftimit ata kanë lejuar kalimin e një kamioni me 442 kg kanabis drejt Malit të Zi.

Njoftimi:

Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.
F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.
T. M., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.
S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

Urdhërat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

leke Çekrezi fatjon hamzi tonin melaj selami ethemi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2025, 14:46 N.F

Tregu postar u rrit me 11% vitin e kaluar

Foto TIRANË- Tregu i shërbimeve postare u rrit vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit....