Aktualitet

VIDEO/ "Mercenarët erdhën të vendosin bomba!" Presidenti venezuelian, Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet tona

Sipas tij, aktivitetet "terroriste" rajonale lidhen me praninë e Erik Prince, themeluesit të grupit privat ushtarak Blackwater.

20 Maj 2025, 16:15 Nga M.B
VIDEO/ "Mercenarët erdhën të vendosin bomba!"
Presidenti Venezuelian, Nicolas Maduro

VENEZUELA- Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, ka akuzuar mafian shqiptare në Ekuador, se është e porositur për të kryer sulme terroriste më 25 maj, ditën e zgjedhjeve në Venezuelë teksa i cilësoi ata dhe si “terroristë”. Gjatë një fjalimi publik "të jashtëzakonshëm"  Maduro ka ngritur pretendimin se shqiptarët, të cilët, sipas tij, konktrollojnë grupet mafioze në Ekuador, kanë dërguar mercenarë për të kryer këto akte.

Sipas tij, aktivitetet "terroriste" rajonale lidhen me praninë e Erik Prince, themeluesit të grupit privat ushtarak Blackwater. Në takimin e mbajtur në Sallën Simon Bolivar, morën pjesë edhe Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez, ndër përfaqësues të tjerë të forcave të sigurisë.

 
 

“Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin dërgoi disa nga mercenarët e saj për të vendosur bomba në Venezuelë. Ata janë kapur. Përballë kërcënimeve të reja: Votoni po, plumbat jo! Më 19 maj, Presidenti Nicolas Maduro denoncoi çmontimin në Venezuelë të një komploti sabotimi kundër zgjedhjeve të 25 majit të lidhur me mafian shqiptare, Daniel Noboa në Ekuador dhe Erik Prince në Shtetet e Bashkuara. Ky ekip garanton fitoren e paqes dhe sigurisë. Ne duhet të mbrojmë të drejtat kushtetuese të popullit tonë për paqe, stabilitet dhe qetësi”, thuhet në transkriptin e presidencës venezueliane.

Më parë, Ministri i Brendshëm venezuelian, Diosdado Cabello, kishte konfirmuar kapjen e 38 mercenarëve që planifikonin të sabotonin zgjedhjet teksa sipas mediave ndërkombëtare, midis tyre ishin edhe 17 të huaj.

presidenti venezuelian nicolas maduro

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2025, 14:46 N.F

Tregu postar u rrit me 11% vitin e kaluar

Foto TIRANË- Tregu i shërbimeve postare u rrit vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit....