Aktualitet

Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilarias përkujtojnë të bijën, ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi i pajetë! I ati: Gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë

Gjatë inaugurimit të memorialit, përveç prindërve të Ilarias ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Capranica Prenestina, Francesco Colagrossi. Ai u shpreh se ky memorial, i vendosur në vendin ku u gjet trupi i saj, është një dëshmi e dashurisë së pafund të familjes së saj për të.

20 Maj 2025, 15:14 Nga E. D
Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilarias përkujtojnë
Ilaria Sula

ITALI- Studentja shqiptare Ilaria Sula do të festonte sot ditëlindjen e saj të 23-të. Në përkujtim për ditën e ditëlindjes së saj, prindërit e Ilarias kanë ngritur një memorial në vendin ku 23-vjeçari hodhi trupin e saj të pajetë, pasi e masakroi me thikë në banesën e tij. Gjithashtu babai i të resë ka falenderuar të gjithëve, përfshirë dhe krytetarin e komunës për gjithçka që është bërë për vajzën e tij. 

“Faleminderit të gjithëve, Komunës dhe kryetarit të Capranica Prenestina për zemrën e madhe dhe për gjithçka që është bërë për vajzën time Ilaria”, tha babai i saj, Flamur Sula.

Po ashtu, babai i Ilarias ka bërë dhe një dedikim prekës për të bijën, pasi ajo sot do festonte ditëlindjen e saj të 23-të.

“Ke qenë dhurata ime më e bukur, gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë”, shkroi babai i Ilarias në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe disa foto teksa lëshojnë në qiell tullumbace të bardhë.

Gjatë inaugurimit të memorialit, përveç prindërve të Ilarias ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Capranica Prenestina, Francesco Colagrossi. Ai u shpreh se ky memorial, i vendosur në vendin ku u gjet trupi i saj, është një dëshmi e dashurisë së pafund të familjes së saj për të.

“Ne morëm pjesë me shumë emocion në inaugurimin e përkujtimores për Ilarian. Ky memorial, i vendosur në vendin ku u gjet trupi i saj, është një dëshmi e dashurisë së pafund të familjes së saj për të. Fotografia që na tregon Ilarianë buzëqeshur, plot jetë, në vitet më të bukura të jetës, ato të projekteve, shpresave dhe ëndrrave, që një dhunë e pabesueshme, e paarsyeshme dhe absurde i ka shuar me brutalitet.

Komuniteti ynë u bashkua me dhimbjen e thellë të familjes, të të afërmve dhe miqve që morën pjesë në këtë ceremoni. Njerëz të thjeshtë, por krenarë dhe të ndershëm, që përballen me jetën çdo ditë me dinjitet dhe sakrificë. Ne i falënderojmë që ndanë me ne këtë moment të shenjtë dhe intime. Ky vend, nga i cili mund të shihni bukurinë e natyrës si asgjëkundi tjetër, do të jetë përjetësisht një kujtim për ty, Ilaria e dashur, dhe do na bëjë të reflektojmë mbi kuptimin e jetës, vlerën e saj dhe se si të mbrohemi nga një dashuri e sëmurë dhe shkatërruese," u shpreh kryetari.

Si u vra Ilaria Sula

Ilaria Sula, rezultonte e zhdukur që prej datës 25 Mars në Romë. Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, 23-vjeçarin filipinas, por më pas ngjarjet morën një kthesë dramatike. Trupi i studentes shqiptare u gjet brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli.
Hetimet janë fokusuar tek fundi i lidhjes së saj me të dashurin Filipinas.

Sipas raportimeve ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë. Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira që ndan me tre shoqe të tjera, por nuk ishte kthyer më. Mbrëmjen e 25 Marsit shkëmbeu mesazhe në Whatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat të shqetësuara se ajo nuk ishte kthyer, i kishin shkruar.

Më pas çdo kontakt ishte shkëputur. Ka dyshime se 23-vjeçari Filipinas ka përdorur telefonin e viktimës pas vrasjes së saj për të shkëmbyer mesazhe si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale. Sipas medias italiane, ai e ka vrarë Ilaria Sulën duke e goditur me thikë në një apartament në Romë dhe më pas ka hequr qafe trupin pasi e ka futur në një valixhe. Ka qenë edhe analiza e tabulateve të telefonit dhe qelive që inkriminuan të dashurin e viktimës.

 

ilaria sula

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2025, 14:46 N.F

Tregu postar u rrit me 11% vitin e kaluar

Foto TIRANË- Tregu i shërbimeve postare u rrit vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit....