20 Maj 2025, 14:11
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për nxitje të përçarjes për shkak se kishte përdhosur librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, muaj më parë.
Në një njoftim për media, prokuroria e identifikoi të dyshuarin vetëm me inicialet I.P. dhe tha se ai e kishte grisur Kuranin në fillim të marsit të këtij viti afër teqes “Saraçhane” në qytetin jugor të Kosovës, Prizren.
“Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare”, thuhet në njoftim.
Ai akuzohet formalisht për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, sipas nenit 141, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës. Vepra penale e nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit është e dënueshme me gjobë dhe burgim me kohëzgjatje deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal.
Por, prokurorët kanë kërkuar nga gjykata të urdhërojë tretman të detyrueshëm psikiatrik në liri për të dyshuarin. Prokurorët e kërkuan këtë masë të detyrueshëm psikiatrik “meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta, ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale”./ REL
kuran
Aktualitet
20 Maj 2025, 13:56
N.F
Ilaria Sula
ITALI- Studentja shqiptare, Ilaria Sula do të festonte sot ditëlindjen e saj të 23-të. Sula humbi jetën 3 muaj më...
Aktualitet
20 Maj 2025, 12:41
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet në lidhje ndaj dy autoreve të vrasjes së ...
Aktualitet
20 Maj 2025, 11:50
N.F
Postimet pas hakërimit të RTSH-së
TIRANË- Faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqiptar, RTSH ka qenë së fundmi shënjest&e...
Aktualitet
20 Maj 2025, 11:42
r.ll
pamje nga videoja
DURRËS- Është publikuar videoja e momentit të të shtënave në Durrës pak minuta pas mësnat&eu...
Aktualitet
20 Maj 2025, 11:33
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KORÇË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal...
Aktualitet
20 Maj 2025, 11:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Tir...
Aktualitet
20 Maj 2025, 11:18
r.ll
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur "Shkalla e Tujanit" në Rugën e Arbrit. Dy automjete rap...
Aktualitet
20 Maj 2025, 10:50
r.ll
ermir dedja
DURRËS- Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Gërdec dhe brenda tij kishte dhe një armë zjarri,...
Aktualitet
20 Maj 2025, 10:43
r.ll
GREQI- Një situatë trazirash është shkaktua mëngjesin e ditës së sotme në burgjet e Korfuzit, ku disa të bur...
Aktualitet
20 Maj 2025, 10:35
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Tyrnavos në Larisa. Gjetja e trupit të pajet&eum...