Aktualitet

Aksident në afërsi të Spitalit Rajonal në Korçë, makina përplaset me motorin, plagoset drejtuesi i motomjetit

Nga përplasja drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

20 Maj 2025, 11:33 Nga N.F
Aksident në afërsi të Spitalit Rajonal në Korçë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal në qytetin e Korçës. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Nga përplasja drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

aksident ne korce

Sondazh

Poll