Aktualitet

U ekzekutua me breshëri plumbash në Durrës, Ermir Dedja kishte lidhje me grupin kriminal të Avdylajve në Shijak

29-vjeçari raportohet se jetonte në Gjermani së fundmi ku dhe dyshohet se është përfshirë në aktivitete kriminale. 

20 Maj 2025, 10:29 Nga r.ll

U ekzekutua me breshëri plumbash në Durrës, Ermir Dedja kishte

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Ermir Dedja në Durrës. 29-vjeçari raportohet se jetonte në Gjermani së fundmi ku dhe dyshohet se është përfshirë në aktivitete kriminale. 

Dedja rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, kokat të grupit kriminal në Shijak. Aldo Avdylaj është ndërkohë në kërkim, nën dyshimet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe sigurim kushtesh dhe për të kryer vrasje. 

I riu u qëllua me breshëri plumbash nga autorët e maskuar, teksa po lëvizte në këmbë në lagjen nr.18 të qytetit. Dyshohet se ka qenë një person që ka vëzhguar lëvizjet e të riut dhe më pas ka sinjalizuar autorët ende të paidentifikuar.

Deri më tani policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në zonë, dhe vijon me kontrollet për kapjen dhe ndalimin e autorëve.

vrasje ne durres ermir dedja

Sondazh

Poll