Aktualitet

Dosja ‘Toyota Yaris’, GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kreun e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg Aurel Zarkën, ndërkohë që për shkak të dënimit të shkurtuar i ulët 1/3 e dënimit.

20 Maj 2025, 10:32 Nga I.A
Dosja ‘Toyota Yaris’, GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kreun e
Aurel Zarka

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin ditën e sotme për ish-kreun e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka. Zarka akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm në tri raste dhe për korrupsion pasiv.

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg Aurel Zarkën, ndërkohë që për shkak të dënimit të shkurtuar i ulët 1/3 e dënimit. Përfundimisht ish-kryeprokurori do të vuaj 2 vite e 8 muaj burg. 

Çfarë është dosja “Toyota Yaris”

Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit, një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve. Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje.

aurel zarka

Sondazh

Poll