Aktualitet

Detaje nga atentati në Durrës/ Një informator ndoqi lëvizjet e 29-vjeçarit, autori i maskuar e qëlloi sapo zbriti nga makina dhe u largua nga vendngjarja

Bëhet me dije se policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, të cilat raportohet se janë të shumta, për shkak të bizneseve që ndodhen aty.

20 Maj 2025, 08:32 Nga r.ll
Detaje nga atentati në Durrës/ Një informator ndoqi lëvizjet
foto ilustruese

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në Durrës, ku humbi jetën 29-vjeçari, Ermir Dedja. Ky i fundit dyshohet se ishte duke lëvizur në këmbë në lagjen nr.18, kur u qëllua me breshëri plumbash nga autorët e maskuar.

Pas vrasjes ata u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë. Raportohet gjithashtu se një person ka vëzhguar lëvizjet e të riut dhe më pas ka sinjalizuar autorët. 

Bëhet me dije se policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, të cilat raportohet se janë të shumta, për shkak të bizneseve që ndodhen aty. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

vrasje ne durres ermir dedja

Sondazh

Poll