Aktualitet

Atentati me armë zjarri në Durrës, policia: 29-vjeçari ndërroi jetë në spital, po kryhen kontrolle për kapjen e autorëve

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë vijojnë dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

20 Maj 2025, 07:31 Nga r.ll
Atentati me armë zjarri në Durrës, policia: 29-vjeçari
foto ilustruese

DURRËS- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta pas mesnate në lagjen nr.18 në Durrës. Ermir Dedja, 29 vjeç është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë vijojnë dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Viktima, Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje.

vrasje ne durres

Sondazh

Poll