Aktualitet

Ishte arrestuar pasi qëlloi inspektorin e IMT-së që i prishin shtëpinë, çfarë dihet për 57-vjeçarin që u vetëvar në burgun e Fushë-Krujës

Ajo çfarë duhet nga historia e tij është se shtëpia e Muçës u shemb nga IKMT dhe i dërrmuar nga humbja e strehës dhe i zhytur në dëshpërim, ai reagoi dhunshëm ndaj forcave të ndërhyrjes, duke qëlluar me armë një inspektor.

19 Maj 2025, 21:36 Nga M.B

 

Ishte arrestuar pasi qëlloi inspektorin e IMT-së që i prishin
Qani Muça

FUSHË-KRUJË- 57-vjeçari Qani Muça, një i paraburgosur i ka dhënë fund jetës në burgun e Fushë-Krujës. Ai u gjet i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte në pjesën e grilës së ajrimit. I ndjeri ishte i arrestuar për “vrasje e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje e armëve”. 

Ajo çfarë duhet nga historia e tij është se shtëpia e Muçës u shemb nga IKMT dhe i dërrmuar nga humbja e strehës dhe i zhytur në dëshpërim, ai reagoi dhunshëm ndaj forcave të ndërhyrjes, duke qëlluar me armë një inspektor.

Pas kësaj Muça u arrestua, por mesa duket askush nuk mendoi për problemin jetësor të një qytetari të thjeshtë e që lidhet me të paturit çatinë mbi kokë. 

Mesa duket asnjë institucion nuk reagoi si duhet për të kuptuar gjendjen e tij emocionale ku mbase qoftë dhe vetëm asistenca e psikologut mund të kishte shpëtuar këtë jetë

 

qani muca

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2025, 14:09

Krah Për Krah në Tirana Pride 2025

foto ilustruese TIRANË- Në një kohë kur komunitetet tona po përballen me urrejtje, ndarje dhe diskriminim dhe kur njohja dhe respe...