Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për Viola Sterjon, pasi u provua se ajo kishte përvetësuar 250 mijë euro nga 3 persona nga Korça dhe Pogradeci. Por po e njëjta gjykatë, më vonë e liroi atë.

19 Maj 2025, 21:26 Nga E. D
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha”
foto ilustruese

TIRANË-  Rreth dy javë më parë në emisionin “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast mashtrimi nga ana e shtetases Viola Sterjo ose siç ‘e pagëzoi’ programi, “ustallesha”. Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për Viola Sterjon, pasi u provua se ajo kishte përvetësuar 250 mijë euro nga 3 persona nga Korça dhe Pogradeci. Por po e njëjta gjykatë, më vonë e liroi atë.

Pas lirimit, Sterjo rinisi mashtrimet. Një qytetar tregoi se dy vjet më parë, do të ndahej nga e shoqja dhe duhet të hapte proces divorci. Viola i th, se do ta ndihmonte se ishte avokate. Për procesin e divorcit, denoncuesit i duhej edhe një akt mjeko-ligjor për gjendjen psikologjike të vajzës, ndaj denoncuesi sipas këshillës së Violës, e çoi vajzën në një klinikë private. Viola i mori zotërisë 70 mijë lekë të reja për vlerësimin mjekësor, 45 mijë për gjykatën dhe 60 mijë lekë borxh. Viola nuk u mjaftua me kaq. Ajo përdori edhe një skemë duke premtuar t’i mbyllte kredinë e keqe e ta fuste në punë në IKMT, me 50 mijë euro.

“Stop” u interesua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku në emër të zotërisë nuk ishte hapur asnjë proces divorci. Po kështu në klinikën private, nuk ishte bërë asnjë raport mjekësor për vajzën e denoncuesit.

Të gjitha paratë i kishte marrë Viola Sterjo duke u rikthyer në atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë njerëz në nevojë. Pas këtij publikimi, Krimi Ekonomik nisi procedimin në gjendje të lirë për Sterjon, ndërsa ajo vetë i ktheu qytetarit shumën që i kishte marrë për procesin e divorcit./TV KLAN

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2025, 14:09

Krah Për Krah në Tirana Pride 2025

foto ilustruese TIRANË- Në një kohë kur komunitetet tona po përballen me urrejtje, ndarje dhe diskriminim dhe kur njohja dhe respe...