Aktualitet

Aksidentoi për vdekje me automjetin e familjarëve 82-vjeçarin, arrestohet i mituri në Tiranë

Policia njofton se si pasojë e aksidentit 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

19 Maj 2025, 20:41 Nga M.B
Aksidentoi për vdekje me automjetin e familjarëve 82-vjeçarin,
Foto ilustruese

TIRANA- Një 15-vjeçar është arrestuar në Yrshek pasi ditën e sotme dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar një 82-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë. Policia njofton se si pasojë e aksidentit 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. Gjithashtu materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

tirana

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2025, 14:09

Krah Për Krah në Tirana Pride 2025

foto ilustruese TIRANË- Në një kohë kur komunitetet tona po përballen me urrejtje, ndarje dhe diskriminim dhe kur njohja dhe respe...