Aktualitet

Deklaronte se kishte ndryshur orientimin seksual, shqiptarit i mohohet azili në Britani, rezultoi i martuar me një grua

Demaj pretendonte se do të përballej me persekutim nëse do të kthehej në vendin e lindjes, në Shqipëri, duke shkelur të drejtat e tij sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

19 Maj 2025, 19:00 Nga M.B
Deklaronte se kishte ndryshur orientimin seksual, shqiptarit i mohohet azili
Home Office

BRITANI- Azilkërkuesit shqiptar Esmir Demaj i cili kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar pasi retendonte se ishte homoseksual, i është refuzuar e drejta për të qëndruar në Britani pasi u martua me një grua. Demaj pretendonte se do të përballej me persekutim nëse do të kthehej në vendin e lindjes, në Shqipëri, duke shkelur të drejtat e tij sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Sipas mediave britanike, kërkesa e tij u refuzua dhe ai u kthye në Shqipëri vetëm për të bërë një kërkesë të dytë për azil për t'u bashkuar me gruan e tij të re në Mbretërinë e Bashkuar, duke argumentuar se seksualiteti i tij kishte "ndryshuar". Një gjykatë emigracioni vendosi që marrëdhënia e tij me gruan kishte ndodhur në të njëjtën kohë kur ai pretendonte se ishte homoseksual. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij si një "përpjekje të qëllimshme" për të mashtruar Ministrinë e Brendshme.

“[Z. Demaj] kishte kërkuar pa sukses azil në Mbretërinë e Bashkuar në bazë të homoseksualitetit të tij të pretenduar. Ai tani është i martuar me një grua dhe pretendon se seksualiteti i tij ka ndryshuar”, u tha në gjykatë.

Shqiptari apeloi kundër vendimit të Ministrisë së Brendshme në një gjykatë emigracioni të nivelit më të ulët. Gjyqtarja pranoi se fakti që ai ishte “aktualisht në një marrëdhënie heteroseksuale të përkushtuar” nuk do të thoshte domosdoshmërisht se pretendimi i tij i mëparshëm se kishte qenë homoseksual ishte “i pavërtetë”.

britani

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2025, 14:09

Krah Për Krah në Tirana Pride 2025

foto ilustruese TIRANË- Në një kohë kur komunitetet tona po përballen me urrejtje, ndarje dhe diskriminim dhe kur njohja dhe respe...