Aktualitet

"Shërbimet publike janë orientuar drejt platformave online Punësimet në shtet..."/ Xama: Si ka mundësi që administrata rritet, kur popullsia është në rënie?!

Xama përmes një reagimi në rrjetet sociale Faceook, shkruan se është e pamundur që një administratë të zgjerohet, kur popullsia në vendin tonë është në rënie.

19 Maj 2025, 16:37 Nga E. D
"Shërbimet publike janë orientuar drejt platformave online
Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama përmes një reagimi ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të dhënat e gjeneruara nga INSTAT, lidhur me numrin e të punësuarve në administratën shtetërore. Xama përmes një reagimi në rrjetet sociale Faceook, shkruan se është e pamundur që një administratë të zgjerohet, kur popullsia në vendin tonë është në rënie. Gjithashtu Xama ngre dyshime dhe mbi reformën administrativo-territoriale, e cila sipas saj, kishte si qëllim kryesor, uljen e kostove të personelit në pushtetin vendor

Postimi i Plotë:

Këto të dhëna janë gjeneruar nga INSTAT dhe tregojnë numrin e të punësuarve në sektorin publik ku përfshihet administrata qëndrore, vendore, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet shtetërore.

Në vitin 2004 numri i të punësuarve në administratë ka qënë 176 mijë dhe është ulur më pas në 163 mijë e 900 në gjatë viteve 2006-2013.

Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.

Si ka mundësi që administrata zgjerohet kur popullsia është në rënie, shërbimet publike janë orientuar drejt platformave online dhe reforma administrativo-territoriale kishte si qëllim kryesor uljen e kostove të personelit në pushtetin vendor?

ola xama punesimet ne shtet instat

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2025, 14:09

Krah Për Krah në Tirana Pride 2025

foto ilustruese TIRANË- Në një kohë kur komunitetet tona po përballen me urrejtje, ndarje dhe diskriminim dhe kur njohja dhe respe...