Aktualitet

"50 mijë vota kanë mbetur për t'u numëruar", Celibashi: 1 971 fletë votimi të diasporës janë cilësuar të pavlefshme

Ai bëri me dije se ka nisur vlerësimi i fletëve të votimit për kandidatët.

19 Maj 2025, 13:16 Nga r.ll
"50 mijë vota kanë mbetur për t'u numëruar",
celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik ku vijon numërimi i votave të diasporës. Celibashi ka bërë me dije se kanë mbetue ende 50 mijë fletë votimi për t'u numëruar. Më tej ka treguar se nga 201 mijë zarfe me fletët e votimit të dorëzuara nga DHL, 199 824 janë të vlefshme, ndërsa 1 971 fletë votimi janë të pavlefshme. Ai bëri me dije se ka nisur vlerësimi i fletëve të votimit për kandidatët.

“201 956 dërgesa apo dokumentacion zgjedhor unik të dorëzuar nga DHL-ja të KQZ. Zarfe të DHL-së të dërguar në KQZ, unike. Janë zgjedhës që e kanë kthyer mbrapsht fletën e votimit nëpërmjet këtij shërbimi. Janë 353 dërgesa të tjera postare unike, ku zgjedhësit kanë kthyer mbrapsht zarfin jo nëpërmjet DHL-së. Nga 353, 107 janë shqyrtuar e vlerësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në total, janë 202 063 numri i dokumentacionit zgjedhor që ka vlerësuar deri tani KQZ. Pra, kemi evituar termin zarfi A dhe zarfi B, sepse krijuan konfuzion për t’i kuptuar e interpretuar.

Shifra e fundit, është numri i dokumentacionit zgjedhor unik për çdo zgjedhës që ka shqyrtuar KQZ. Numri total i fletëve të votimit, jo çdo zarf ka patur në 100% të rasteve të tij zarfin B apo e anasjellta. Apo edhe zarfe që nuk kanë patur brenda fletën e votimit. 201 795 numri i fletëve të votimit, të vlerësuara, prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme. 1971 janë fletë votimi të pavlefshme. Janë 201 795 votues nga jashtë! Po ta vëreni dhe ta konstatoni, nga numri total i zarfeve të mbërritur, ato që janë shqyrtuar, ka kuptim logjik”, tha Celibashi.  

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll