Aktualitet

Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren e tij ukrainase, i gjendet armë zjarri dhe kaçavidë pas arrestimit

Disa klientë u përpoqën të ndërhynin për ta mbrojtur atë, por shqiptari ka reaguar edhe më keq, duke shkatërruar disa nga orenditë e lokalit.

19 Maj 2025, 12:25 Nga r.ll
Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjën e djeshme rreth orës 20:30, brenda një lokali në qendër të Parete-s në Itali. Një shqiptar ka dhunuar brutalisht ish-partneren e tij, një shtetase ukrainase, duke e goditur me shqelma dhe grushte në fytyrë para klientëve të pranishëm në klub.

Sipas dëshmitarëve, gruaja hyri në lokal në një gjendje të panikosur, duke kërkuar ndihmë, ndërsa burri e ndoqi dhe ka vazhduar me dhunën ndaj saj. Disa klientë u përpoqën të ndërhynin për ta mbrojtur atë, por shqiptari ka reaguar edhe më keq, duke shkatërruar disa nga orenditë e lokalit. Ukrainasja arriti diltë jashtë lokalit, ku ndaloi një patrullë karabinierësh. 

Shqiptari u vu në pranga nga policia italiane, ndërsa mediat vendase raportojnë se gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri dhe një kaçavidë e madhe. Gruaja, ende në gjendje shoku, i kërkoi policisë të shkonte në shtëpinë e saj për të kontrolluar gjendjen e djalit të saj të vogël, nga frika se ai mund të ishte i përfshirë. Për fat të mirë, fëmija u gjet i padëmtuar.

sherr ne itali

Sondazh

Poll