Aktualitet

Ra aksidentalisht nga çatia e kishës, prifti në Korçë përfundon në spital

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në lagjen nr.14.

19 Maj 2025, 11:52 Nga r.ll
Ra aksidentalisht nga çatia e kishës, prifti në
foto ilustruese

KORÇË- Një prift në Korçë ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës ku shërben. 63-vjeçari Kristaq Viso, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në lagjen nr.14.

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

kristaq viso korce

Sondazh

Poll