Aktualitet

Do vrisnin Inez Hajrullën në Vlorë, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg të Leonard Luzit

Mësohet se shkalla e parë vendosi që Leonard Luzi të dënohet me 11 vite burg, duke përfshirë dhe gjykimin e shkurtuar, që redukton dënimin në 7 vite e 4 muaj burg.

19 Maj 2025, 10:54 Nga I.A
Do vrisnin Inez Hajrullën në Vlorë, Apeli i GJKKO lë në
Leonard Luzi

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për autorët e atentatit ndaj Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në Vlorë. Mësohet se shkalla e parë vendosi që Leonard Luzi të dënohet me 11 vite burg, duke përfshirë dhe gjykimin e shkurtuar, që redukton dënimin në 7 vite e 4 muaj burg. Ndërsa, për të penduarin e drejtësisë Amarildo Nikolli dënohet me 7 vite e 4 muaj burg përfundimisht me 2 vite e 9 muaj burgim.

Atentati ndaj Ervis Matodashaj dhe Ines Hajrullës dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47. Në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin.

Pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 Nikolli ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Ines Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes

leonard luzi ines hajrulla ervis matodashaj amarildo nikolli

Sondazh

Poll