Aktualitet

Plagosi me thikë 31-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet autori në Durrës

Fatmirësisht 31-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

19 Maj 2025, 10:45 Nga N.F
Plagosi me thikë 31-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet
Foto

DURRËS- Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka plagosur me thikë një 31-vjeçar. Plagosja është regjistruar pas një konflikti për motive të dobëta.

Fatmirësisht 31-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

U vendos në pranga E. Ll., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur mjet prerës (thikë), shtetasin E. C., 31 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

plagosje ne durres

Sondazh

Poll