Aktualitet

Dyshime për përfshirje të grupeve kriminale në proces zgjedhor, SPAK dhe BKH hetime në Elbasan

SPAK dhe BKH po mbledhin materiale dhe prova që mund të dokumentojnë raste të tilla si blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, shfrytëzim i paligjshëm i administratës publike nga ana e disa kryebashkiakëve për qëllime elektorale.

19 Maj 2025, 08:52 Nga r.ll
Dyshime për përfshirje të grupeve kriminale në proces
foto ilustruese

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbarkuar në Elbasan për hetimet e krimeve zgjedhore të kryera në fazën parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimit në këtë qark. 

SPAK dhe BKH, raportohet se po mbledhin materiale dhe prova për raste të dyshuara si blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, shfrytëzim i paligjshëm i administratës publike nga ana e disa kryebashkiakëve për qëllime elektorale.

Po ashtu raportohet se ka dyshime për përfshirje të disa bizneseve të mëdha si edhe të grupeve të strukturuara kriminale në procesin zgjedhor. Kontrolle dhe hetime të tilla ditët e mëparshme ka pasur edhe në Shkodër, Librazhd dhe Peqin.

spak dhe bkh ne elbasan

Sondazh

Poll