Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Kuçovë, dëme të shumta materiale

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

19 Maj 2025, 07:54 Nga N.F
Përfshihet nga flakët një banesë në Kuçovë,
Foto ilustruese

KUÇOVE- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Magjatë të Kuçovës. Zjarri ka rënë gjatë orëve të natës. Dy mjete zjarrfikëse dhe grupi i shërbimit ndërhynë me shpejtësi për të neutralizuar zjarrin.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet përkatëse po punojnë për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

zjarri

Sondazh

Poll