Aktualitet

EMRI/ Plagosje me armë zjarri te "Komuna e Parisit" në Tiranë, autori në arrati, ja kush është i lënduari

Raportohet se i riu ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

18 Maj 2025, 08:53 Nga M.B
EMRI/ Plagosje me armë zjarri te "Komuna e Parisit" në
Foto ilustruese

TIRANA- 28-vjeçari Kristjan Kaçorri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një kioske, në zonën e njohur si "lulishtja".

Raportohet se i riu ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Momentalisht bëhet këqyrja e vendngjarjes për sigurimin e provave, e pamjeve filmike, teksa pritet edhe dëshmia e të plagosurit.

tirana

Sondazh

Poll