Aktualitet

Aksident në Krumë/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen babë e bir

Shoferi me inicialet L.M. ishte duke udhëtuar me automjet së bashku me babain e tij kur mjeti ka dalë nga rruga.

17 Maj 2025, 21:44 Nga N.F
Aksident në Krumë/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen
Foto ilustruese

KRUMË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zahrisht në Krumë. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25. Në aksident është përfshirë një mjet ndërsa raportohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shoferi me inicialet L.M. ishte duke udhëtuar me automjet së bashku me babain e tij kur mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, të dy janë plagosur dhe janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Krumë/ Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në fshatin Zahrisht, shtetasi L.M., i cili udhëtonte së bashku me babain e tij shtetasin  I. M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit dhe babi i tij, janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident në krumë

Sondazh

Poll