Aktualitet

Aksident në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë, makina i pret rrugën motorit, plagoset drejtuesi i motomjetit dhe një person tjetër

Policia bën me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 19:15.

17 Maj 2025, 19:39 Nga N.F
Aksident në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë shkollës "Ismail Qemali". Policia bën me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 19:15.

Mësohet se një makinë i ka prerë rrugën një motori. Për pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit dhe një person tjerër. Ata ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll