Aktualitet

Fshehu dënimin në Itali, ish-gjyqtari Admir Thanza merret si i pandehur

13 Mars 2019, 13:04 Nga DOSJA
Fshehu dënimin në Itali, ish-gjyqtari Admir Thanza merret si i

Tiranë- Kërkesa e Prokurorisë për të marrë të pandehur ish-gjyqtarin Admir Thanza është pranuar. 

Thanza akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Ai nuk kaloi Vettungun pasi iu zbulua një dënim në Itali, që ai e kishte fshehur si dhe arrestimin nga drejtësia italiane. 

Akuzat mbi Thanzën: 

Thanza akuzohet se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari thotë se e ka marrë ai përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike.

“Kam tentuar me sinqeritet maksimal që ta shpjegoj edhe në e-maile, edhe në materialet që kam paraqitur, ekzistencën e dënimit. Kurrë në jetën time unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Mora përsipër diçka për të mbrojtur një fëmijë të mitur. Ai është gjaku im, djali i vëllait tim. Fillimisht, kurrë nuk e dija, sepse ajo ishte një marrëveshje mes avokatit dhe prokurorit dhe që më është thënë që nuk cilësohet si dënim”, është shprehur Thanza para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir thanza i pandehur denimi ne itali formuali i dekriminalizimit admir thanza i pandehur denimi ne itali formuali i dekriminalizimit

Sondazh

Poll